Makineri për printim dixhital me ngjyrë

Kombinim i produktivitetit të teknologjisë fleksografike me fleksibilitetin e printimit dixhital

Seria N

Duke përdorur teknologjinë e printimit Piezo Drop on Demand Ink Jet, e cila bazohet në modulet Kyocera të printimit, seria N kombinon produktivitetin e teknologjisë fleksografike me fleksibilitetin e printimit dixhital, duke mundësuar përfitim të lartë dhe duke reduktuar koston e prodhimit.

Duke ofruar rezultate  të cilësisë së lartë të printimit me një rezolucion të brendshëm prej 600 dpi,  seria N është dizenjuar për tiu përgjigjur kërkesave vazhdimisht në rritje të pronarit të brand-it për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar me klientët. Ajo kënaq gjithashtu kërkesat e tyre për të i arritur kursime shtesë nëpërmjet rritjes së efiçencës së prodhimit dhe reduktimit të sasisë në magazinë dhe të mbetjeve.


Duke punuar me shpejtësi 75 m/min dhe me gjerësi printimi 333 mm, seria N ripërcakton qëllimin e aktiviteteve të cilat prodhuesit e markave mund ti printojnë dixhitalisht. Duke mundësuar ndryshimin e shpejtë të punëve dhe pakësimin e detyrave të prodhimit, të cilat janë tradicionalisht të lidhura me teknologjinë dixhitale, aftësinë e saj për të printuar deri në 1500 m2/orë, e bën një zgjidhje kosto efektive për zgjerimin e punëve prodhuese. Për shkak të gjithë kësaj, seria N është veçanërisht e përshtatshme për aplikime variable printimi si dhe për etiketa te lokalizuara duke përfshirë ndryshimin e gjuhës, personalizimin dhe iniciativat në paketat speciale promocionale.


Si funksionon:

DOD është një lloj teknologjie printimi, në të cilën pikat e bojës dalin nga koka e printerit vetëm kur është e nevojshme. Pikat formohen duke krijuar pulse presioni brenda kokës së printerit.

Kjo metodë e përdorur për të gjeneruar pulse presioni, krijon një nën kategori kryesore brenda DOD e quajtur termike dhe piezoelektrike. Në teknologjinë piezoelektrike, kristalet piezoelektrike kalojnë nëpër shformime kur ndizet një fushë elektrike. Shformimi krijon puls presioni në dhomën e bojës brenda kokës së printerit e cila si kundërpërgjigje përfundon me rrjedhjen e pikëzave të bojës nga vrima mbi substrat.

Përfitimet kryesore:

  • Prodhimtaria më e lartë dixhitale,
  • Rezultatet më konsistente të printimit,
  • Cilësia më e mirë dixhitale e printimit,
  • Mirëmbajtje e thjeshtë.

Zgjidhni një nga produktet color printing: